HomeLajme200 euro mbështetje për punonjësit e Ndërmarrjes “Ambienti” për Kurban Bajram

200 euro mbështetje për punonjësit e Ndërmarrjes “Ambienti” për Kurban Bajram

Të ngjajshme

Bordi i Drejtorëve i N.P.L. “Ambienti” Sh.A., ka miratuar unanimisht ndarjen e mbështetjes financiare prej 200 euro për secilin punonjës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton IndeksOnline.

Vendimi është marrë në bazë të rekomandimit të Komisionit të Auditimit, kërkesës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe gjendjes së qëndrueshme financiare të ndërmarrjes.

Nga ky vendim janë përjashtuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

Ndërmarrja ka uruar punonjësit dhe qytetarët për shëndet, harmoni dhe begati me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Njoftimi i plot:

Bordi i Drejtorëve i N.P.L. “Ambienti” Sh.A., në përbërje të Kryesuesit Gramoz Xhemajli dhe anëtarëve Drita Krasniqi dhe Gazmend Kastrati, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 25.05.2026, ka miratuar unanimisht vendimin për ndarjen e mbështetjes financiare në shumën prej 200€ për secilin punonjës të ndërmarrjes, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Vendimi është marrë duke u bazuar në rekomandimin e Komisionit të Auditimit, kërkesën e Kryeshefit Ekzekutiv z. Diedon Berisha dhe gjendjen e qëndrueshme financiare të ndërmarrjes.

Ky veprim paraqet vlerësim dhe mirënjohje për përkushtimin, punën dhe kontributin e vazhdueshëm të punonjësve në zhvillimin dhe suksesin e N.P.L. “Ambienti” Sh.A.

Nga ky vendim janë përjashtuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

🌙 Me rastin e festës së Kurban Bajramit, urojmë të gjithë punonjësit dhe qytetarët për shëndet, harmoni dhe begati.

Zyra për media dhe marrëdhenie me publikun

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz