“20 mijë euro veç në një llogari”- Si kishte rimbursuar BKS-ja një person që s’ishte aksidentuar fare dhe si dyshohet se përfitoi Valon Berisha?
dp

Lexo edheRrugët e Kosovës të rrezikuara nga ngricat, Durmishi apelon për kujdes maksimal

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar informacione lidhur me një nga personat e arrestuar.
Bazuar në provat e siguruara, rezulton se në një rast të vitit 2023, BKS kishte rimbursuar për aksident trafiku një person i cili nuk kishte pësuar fare aksident e as nuk kishte paraqitur kërkesë në BKS për rimbursim.
Në këtë rast, BKS-ja i kishte lëshuar qytetarit afër 20 mijë euro, për të cilat ky qytetar ka thënë se këto para i kishte tërhequr në dy pjesë, të cilat përmes një familjari të tij ia kishte dorëzuar Berishës.

Lexo edheRrugët e Kosovës të rrezikuara nga ngricat, Durmishi apelon për kujdes maksimal
I njëjti ka thënë se nuk kishte përfituar asnjë cent për vete.
Ndryshe, në mesin e të arrestuarve në aksionin e së enjtes që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha.