BallinaLajmeLajmet e Fundit190 bimë narkotike në Çipllakë të Fierit, 41-vjeçari arrestohet për kultivim

190 bimë narkotike në Çipllakë të Fierit, 41-vjeçari arrestohet për kultivim

Të ngjajshme

Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Haxhiu bën homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Prof. Dr. Halil Krasniqi – kirurgu që shëron me bisturi dhe me fjalë

Në jetën publike shqiptare rrallë hasen personalitete që arrijnë...

Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se...

Një 41-vjeçar është arrestuar sot në Fier nga Policia e Shtetit, pasi kishte kultivuar 190 bimë narkotike në një parcelë në fshatin Çipllakë.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se i dyshuari kishte kultivuar bimët në një sipërfaqe të mbuluar me shkurre, me qëllim që t’i fshihte.

“Gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Çipllakë, në njësinë administrative Libofshë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike të llojit ‘cannabis sativa’”, njofton Policia.

“Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas përfundimit të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin L.T., 41 vjeç, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’”.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Operacioni policor antikanabis me emrin “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Fier.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz