1812 gjoba dhe 52 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt
dp

Lexo edheEdhe një ditëlindje larg të birit, nëna e ish-Presidentit Thaçi mbush sot 89 vite jetë

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, nga 27 korriku deri më 2 gusht 2026, ka shqiptuar 1.812 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka pezulluar 10 patentëshoferë për shkelje të rënda.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 52 aksidente trafiku, prej të cilave 18 me lëndime, ku janë lënduar 26 persona, ndërsa 34 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe u ka bërë thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e komunikacionit. Gjithashtu, qytetarët ftohen të raportojnë çdo kundërvajtje në stacionet policore, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrin 192.

Lexo edheEdhe një ditëlindje larg të birit, nëna e ish-Presidentit Thaçi mbush sot 89 vite jetë