back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaShqiptare17-vjeçari vdes në oborrin e shkollës

17-vjeçari vdes në oborrin e shkollës

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ka gjetur vdekjen në oborrin e shkollës “Ali Myftiu” një 17 vjeçar i cili pasi ka rënë nga muri i shkollës ka humbur jetën .

Një nga miqtë e 17-vjeçarit L.S., i cili ishte i pranishëm në vendngjarje ka shkruar për JOQ dhe ka rrëfyer se si shokut të tij i ra të fikët dhe më pas ka folur për tmerrin që ka përjetuar ndërsa e shihte duke dhënë shpirt e ambulanca nuk dukej gjëkundi.

“Përshendetje JOQ! Sot në shkollën “Ali Myftiu”, në Elbasan ka ndodhur një incident, i cili për shkak të vonesës së madhe përfundoi me vdekjen e shokut tonë vetëm 17 vjeç.

Atij i ra të fikët në orën 10:30 të mëngjesit. Pa e ditur se çfarë kishte jemi munduar t’i japim ndihmën e parë dhe në të njëjtën kohë kemi njoftuar menjëherë ambulancën.

Fillimisht nuk e hapi e pas disa telefonatash vetëm vononte duke pyetur se çfarë ka, ndërsa ne i thonim që ishte urgjente. Kemi përjetuar tmerr për 25 minuta duke pritur, më pas kemi gjetur taksi dhe jemi nisur për në urgjencë, por ai nuk ia doli.

Nëse ambulanca do të kishte ardhur në kohë, shoku im do të kishte shpëtuar, ndërsa ajo erdhi fiks pas 40 minutash, kur çdo gjë kishte mbaruar, ai kishte vdekur.”/albeu.com/

Të Fundit

Sport

ShowBiz