back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaRegjionaleDrenas161 specialistë të rinj nënshkruajnë kontratë në ShSKUK, në mesin e tyre...

161 specialistë të rinj nënshkruajnë kontratë në ShSKUK, në mesin e tyre edhe Dr.Haki Jashari nga Drenasi

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga sot mbi 161 specialistë të lëmive të ndryshme mjekësore filluan nënshkrimin e kontratave të punës për të nisur punën në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe në njësitë e saj.

Zemaj tha se beson në punën dhe profesionalizimin e tyre.
“Sapo takova grupin e parë të tyre, të cilët pas shumë viteve të pritjes dhe anatenimit të padrejtë nënshkruan kontratat e punës. Me krenari e them se me punësimin e këtyre specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore, asnjë mjek specialist në Republikën e Kosovës nuk është i papunë”, shkroi Zemaj në Facebook.

Në mesin e tyre është edhe doktori nga Drenasi, Dr. Haki Jashai, i cili pos specializimit në QKUK ka të përfunduar edhe doktoraturën në njërin nga Universitet e njohura të Suedisë.

Jashari ka një numër të madh të punimeve shkencore në lëminë e mjekësisë dhe njihet si njëri nga kuadrot premtues për të ardhmen e mjekësisë.

May be an image of Haki Jashari

 

I riu nga Drenica doktoron në Suedi

Dr. Haki Jashari ishte shpallur shkencëtar i vitit 2016 në Kosovë. /DrenicaPress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz