back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajme15-vjeçari tash e 10 ditë pa insulinë- A po ka sukses terapia...

15-vjeçari tash e 10 ditë pa insulinë- A po ka sukses terapia e drenicakut Hetem Ramadanit?

Të ngjajshme

Terapitë e përshkruara nga “mjeku alternativ”, Hetem Ramadani, dolën të jenë të suksesshme për 15-vjecarin, Drilon Kryeziu si dhe , Ariola Maliqin, 10 vjeçe. Të dy këta kishin qenë duke i përdorur terapitë e insulinës. Por, ka më shumë se dhjetë ditë që këta dy pacientë nuk po e përdorin më këtë medikament. Kjo pas udhëzimeve që ua ka dhënë Hetem Ramadani

Drilon Kryeziu, 15 vjeçari nga Kamenica, që para pak kohësh kishte kuptuar se është me diabet, ka ndërprerë marrjen e insulinës. E gjithë kjo pas udhëzimeve të marra nga “mjeku alternativ” Hetem Ramadani.

Babai i Drilonit, Lulzim Kryeziu, ka treguar sot për Express se djali i tij ka disa ditë pa përdorur insulinë, e gjendja shëndetësore po i përmirësohet edhe më shumë. Këtë ai thotë se e kanë treguar edhe matjet e fundit të vlerave të sheqerit në gjak për djalin e tij.

“Djali është shumë mirë me shëndet. Më insulinë nuk po përdorë. Jemi duke i vazhduar terapitë të cilat na i ka përshkruar profesori”, thotë ai.

I ati i Drilonit, tregon se djali i tij është duke i vazhduar aktivitetet ditore, nuk ka marramendje e as ndonjë shqetësim tjetër. E për ta treguar suksesin që kanë pasur këto terapi, i ati i Drilonit bashkë me Hetem Ramadanin, sw shpejti do t’i drejtohen popullatës me anë të një konference për media.

Mirë me shëndet është edhe vajza tjetër nga Gjilani, Airola. Edhe ajo njëjtë po i vazhdon terapitë e përshkruara nga mjeku alternativ, Hetem Ramadani.

E gjithë këto ‘mrekulli’ Ramadani po i aplikon tek fëmijët kosovarë me anë të një regjimi ushqimor. Në përshkrimin e terapisë së Ramadanit për këto raste ka vetëm ushqime të shëndetshme. Por, dilema rreth rezultateve të këtyre terapie të Ramadanit, po kanë mjekët e QKUK-së.

Nga QKUK’ja  besojnë që ushqimet e shëndetshme, që nuk e rrisin nivelin e glukozës në gjak, kanë efekt, por kjo nuk është parajsa për diabetikët, sepse metodat e Ramadanit nuk mund ta shërojnë sëmundjen e diabetit, e aq më pak duke ndalur komplet insulinën.

“Mua po më pëlqen që ka filluar të flasë për ushqimet e shëndetshme. Mirëpo, për ndërprerjen e insulinës ne kemi rezerva. Nuk janë të gjithë pacientët njësoj dhe ndalimi i tërësishëm i insulinës shpesh herë është i rrezikshëm”, ka sqaruar ditë më parë për Express dialektologia dhe endokrinologia e QKUK-së, Merita Emini-Sadiku.

Rreth terapive të Ramadanit rreth ndërprerjes së insulinës ka reaguar edhe psikiatri Jusuf Ulaj i cili ishte çuditur me eksperimentin që i ishte bërë Arilës, duke i rrezikuar gjendjen me ndaljen e marrjes së insulinës. Ulaj e kishte quajtur Hetem Ramadanin person me probleme mendore.

“Ajo që Ramadani thotë në emision se e shëron sëmundjen e Alzhajmerit, sëmundjen e Parkisonit, paralizat dhe diabetin. Që e merr guximin kësaj vajzës së vogël me ja ndërpre insulinën ma shumë për mu i merr premisat ma shumë që ka probleme mendore”, tha Ulaj.

Ndryshe, Hetem Ramadani është njëri nga shqiptarët më të pasur në botë. Ai pohon të ketë kryer studimet për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike. Tutje ai kishte themeluar kompaninë tregtare të naftës “Salbatring International”, pasi kishte migruar në vitet 90’të në Slloveni./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz