BallinaLajme15 ndërmarrje publike pa borde, nis intervistimi i kandidatëve

15 ndërmarrje publike pa borde, nis intervistimi i kandidatëve

Të ngjajshme

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Kurti kujton dëshmorin Asllan Fazliu në 27-vjetorin e rënies

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot dëshmorin...

Pesëmbëdhjetë ndërmarrje publike në Kosovë aktualisht janë duke funksionuar me borde, të cilave u ka skaduar mandati. Kryeministria tashmë ka filluar procesin e intervistimit të kandidatëve për këto borde të ndërmarrjeve publike, ndërsa deri në fund të këtij muaji (dhjetor), emrat e tyre pritet të dërgohen për miratim edhe në Qeverinë e Kosovës.

Në anën tjetër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) i ka bërë publike për “Zërin” ndërmarrjet publike, të cilat bordet i kanë pa mandat.

Në mesin e tyre janë të radhitura këto ndërmarrje: “Trainkos”, “Infrakos”, Posta e Kosovës, kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova”, kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”, kompania rajonale e ujësjellësit “Drini i Bardhë”, “KRU Radoniqi-Dukagjini Gjakovë”, “KRU Hidromorava”, “KRU Prishtina”, “KRU Mitrovica”, “KRU Hidroregjioni jugor”, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë, “Ibër Lepenci”, Aeroporti i Gjakovës, Ndërmarrja e Re Energjetike/NKEC”.

Ndërmarrjet e vetme që i kanë bordet me mandat janë Telekomi i Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Të paktën kështu kanë deklaruar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz