back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaBotë14-vjeçari i cili fiton 180 mijë euro duke luajtur ‘Fortnite’

14-vjeçari i cili fiton 180 mijë euro duke luajtur ‘Fortnite’

Të ngjajshme

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...
- Advertisement -

Një djalë 14-vjeçar nga Long Island ka folur për të zbuluar se si i ka fituar 170 mijë euro duke luajtur video-lojën Fortnite.

Griffin Spikoski, 14 vjeç, fitoi shumën e madhe rreth 9 muaj më parë, kur ngarkoi një video të tij duke rrahur një lojtar të njohur në YouTube, duke mbledhur 7.5 milionë shikime, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Adoleshenti nga Smithtown, Nju Jork, tani kalon tetë orë në ditë duke luajtur në Fortnight gjatë ditëve të javës, pas kryerjes së orëve të shkollës së mesme ‘online’, njoftoi WABC-TV.

Në fundjavë, ai luan video-lojën 18 orë në ditë, veprim ky për të cilin edhe për të është i dëmshëm.

‘Të luajturit në Fortnitë e cilësoj si një lloj pune,’ Griffin i shpjegoi filialit ABC.

Griffin është bërë i famshëm për shkak të kanalit të tij në YouTube, i cili ka më shumë se 1 milion abonentë.

Prindërit e tij kanë ndihmuar që Griffin të ngrejë një kompani dhe të punësojë një këshilltar financiar për ta ndihmuar atë të trajtojë të ardhurat. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz