BallinaLajme117 kuti të 11 qershorit shkojnë në rinumërim

117 kuti të 11 qershorit shkojnë në rinumërim

Të ngjajshme

BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga Kroacia

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka anuluar takimin...

Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur...

“Merrni naftën tuaj” nga Ngushtica e Hormuzit, iu thotë Trumpi aleatëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Mbretërinë e...

Pas ankesave që janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa do të rinumërohen edhe 117 kuti.

Mulë Desku nga PZAP tha se ky institucion ka pranuar nga kandidatët 66 ankesa. 40 nga këto ankesa janë miratuar dhe 26 ankesa janë refuzuar si të pabazuara, ka thënë ai.

Për 18 ankesa PZAP ka marrë vendim dhe ka urdhëruar KQZ-në në që të bëjë rinumërimin e 117 kutive të votimit.

“Këto raste do të dërgohen në zyrën e prokurorit për hetime të mëtejme. Nga PDK janë 23 ankesa. Prej tyre janë miratuar 20 dhe 3 janë refuzuar. Koalicioni LDK- AKR-Alternativa 19 ankesa, 9 janë miratuar ndërsa 10 janë refuzuar. Vetëvendosje ka paraqitur 2 ankesa, 1 është miratuar dhe 1 është refuzuar. Gjithsej 66 ankesa. Palët kanë te drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”, tha Desku.

Sipas tij 70 për qind të ankesave janë hetuar sepse ka pasur bazë për to. Ndërsa 26 tjera janë refuzuar si të pabaza. Nga hetimi që është bërë 117 kuti do të rinumërohen në QNR.

Adnan Konushevci tha se asnjë ankesë nuk është parashtruar për votat e pavlefshme.

Ankesat që nuk u janë miratuar nga PZAP, kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme me afat 24 orë. Nëse ka ankesa, atëherë gjykata ka afat 72 orë. /ktv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz