Ky kontigjent mjetesh ushtarake vjenë në Shqipëri në kuadër të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve
“SHBA së shpejti do të zbarkojnë në Shqipëri 1130 makineri ushtarake të blinduara”, shkruante gazetari i RTK-së, Asllan Bajrami.
Në profilin e tij në facebook, ai saktësonte se “ky kontigjent mjetesh ushtarake vjenë në Shqipëri në kuadër të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve”.
Ndërkohë, në versionin online e gazeta e përditshme “Shqiptarja.com” publikoi lajmin se 250 autoblinda ushtarakë do t’i shtohen ushtrisë shqiptare brenda gushtit 2017″:
Burime nga ministria e Mbrojtjes bënë me dije se këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për forcat e armatosura shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së automjeteve aktuale.
Këto mjete të teknologjisë së fundit të pajisur me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATO-s do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.
Kjo ndihmesë e ushtrisë amerikane për forcat e ushtrisë shqiptare është deklaruar kohë më parë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë prezantimit të buxhetit në komisionet parlamentare dhe prezantimit të flotës së mjeteve që disponohen aktualisht.
Kjo flotë prej 250 autoblinda do t’i shtohet flotës aktuale duke e çuar numrin në total afro 800 të tilla ndërsa pjesë e rinovimit pritet të jenë dhe armët luftarake për të hequr përfundimisht përdorimin e automatikut AK 47, njohur ndryshe si “Kallashnikovi”.















