11-vjeçari kaloi i vetëm kufirin e Ukrainës me të dhënat e familjarëve të shkruara në dorë
BILLI

Lexo edheBlinken zbulon planin e ukrainasve, nëse vritet Zelensky

Heroi i ditës është quajtur një 11-vjeçar nga Ukraina, i cili e kaloi vetëm kufirin për në Sllovaki.
Lajmi u publikua edhe nga autoritetet sllovake.
11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.

Lexo edheBlinken zbulon planin e ukrainasve, nëse vritet Zelensky
Deklarata, e postuar në faqen e Ministrisë së Brendshe sllovake në Facebook të shtunën, shkruan se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe në një copë letre që ishte palosur brenda pasaportës së tij, stafi i vullnetarëve arritën të lidheshin me të afërmit e tij në Sllovaki, të cilët më pas shkuan ta merrnin.
“Ai fitoi zemrat e të gjithëve me buzëqeshjen e tij, pa frikën dhe vendosmërinë e denjë për një hero të vërtetë”,- thuhet në deklaratën e ministrisë.