back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaBotë11 njerëz vdesin urie çdo minutë

11 njerëz vdesin urie çdo minutë

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Raporti tregon se 155 milionë njerëz në të gjithë botën jetojnë në nivele krize të pasigurisë ushqimore.

Njëmbëdhjetë njerëz vdesin çdo minutë nga uria, sipas një raporti të ri nga Oxfam. Raporti zbuloi se numri i atyre që përballen me kushte të ngjashme me urinë në mbarë botën është rritur me gjashtë herë gjatë vitit të kaluar.

“Statistikat janë marramendëse, por duhet të kujtojmë se këto shifra përbëhen nga njerëz individualë që përballen me vuajtje të paimagjinueshme. Edhe një person është shumë ”, tha Abby Maxman, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Oxfam America.

Sipas të dhënave, 155 milionë njerëz në të gjithë botën tani jetojnë në nivele krize të pasigurisë ushqimore ose më keq , rreth 20 milionë më shumë se vitin e kaluar. Rreth dy të tretat e tyre përballen me uri sepse vendi i tyre është në konflikt ushtarak.

Nga mesi i Qershorit, numri i njerëzve që ranë në fazën më të mprehtë të urisë ishte 521 mijë në Etiopi, Madagaskar, Sudanin e Jugut dhe Jemen. Raporti ngre alarmin për vendet si Jemenin, Republikën Demokratike të Kongos, Afganistanin dhe Venezuelën si vende ku krizat ekzistuese të ushqimit ishin përkeqësuar nga fillimi i pandemisë dhe pasojat e saj ekonomike.

Oxfam tha se tre shkaqet kryesore që shkaktojnë urinë akute ishin COVID-19, kriza e klimës dhe konflikti. Luftërat ishin nxitësi i vetëm më i madh i urisë që nga fillimi i pandemisë, duke shtyrë gati 100 milionë njerëz në 23 vende ku zhvillohen luftëra në nivele më të këqija të mungesës së ushqimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz