back to top
Monday, January 19, 2026
BallinaLajme100 për qind të numëruara | Nga sa vota morën liderët e...

100 për qind të numëruara | Nga sa vota morën liderët e 5 partive shqiptare?

Të ngjajshme

Thirrje institucionale dhe qytetare për ajër më të pastër

Pavarësisht pamjes së bukur në kryeqytet, prapa saj shihet...

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan...

Costa bën thirrje për takim urgjent të BE-së për çështjen e Greenlandës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, synon të thërrasë një...

Kryesia e LDK-së mblidhet nesër, në fokus hapat e ardhshëm politikë

Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës do...

KQZ tashmë ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka 57 ulëse, transmeton lajmi.net.

PDK është e dyta me 22 ulëse, LDK e treta me 15 ulëse dhe AAK e katërta me 6 ulëse.

Nisma nuk ka arritur të kaloj pragun prej 5 për qind.

Lideri i VV-së, Albin Kurti mori 404 mijë e 23 vota, duke hyrë në histori si politikani më i votuar në historinë zgjedhore të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mori 161 mijë e 931 vota.

Njëshi i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk arriti të prek 100 mijë vota. Ai siguroi 88 mijë e 445 vota.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pati 43 mijë e 997 vota.

Ndërsa, Fatmir Limaj i Nismës mori 12 mijë e 546 vota dhe nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz