100 mijë ton miell për sirianët
03·

Turqia do të shpërndajë 100 mijë ton miell për civilët që jetojnë në Sirinë e shkatërruar nga lufta, njofton Gazeta Zyrtare e qeverisë në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bordi Turk i Drithërave (TMO) do të furnizojë me miell Gjysmëhënën e Kuqe Turke, e cila do t’ua shpërndajë civilëve.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) do të ndihmojë Gjysmëhënën e Kuqe Turke në transportin dhe shpërndarjen.
Lexo edheFinlanda vendi më i lumtur në botë
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi sirian i Bashar al-Asadit u shtypi me dhunë protestat pro-demokratike në vend.














