back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajme10 vjet Burg për Vrasjen me Lopatë

10 vjet Burg për Vrasjen me Lopatë

Të ngjajshme

Nagavci: Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit trevjeçar “Veprimi Kundër...

WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

WhatsApp po prezanton disa veçori të reja për thirrjet....

ifat Murseli nga Gjykata në Ferizaj është dënuar me dhjetë vjet burg për vrasjen e Rexhep Curojës.

 Trupi gjykues me kryetar Musa Konxhelin shpalli fajtor dhe e dënoi me dhjetë vjet burg Rifat Murselin për vrasjen e Rexhep Curojës.

Sipas aktakuzës vrasja e Curojës kishte ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt më 5 gusht 2016.

Në aktakuzë shpjegohet se në ditën kur ndodhi vrasja, Rexhep Curoja kishte shkuar te një autoservis për të kërkuar një karrige për makinën e tij.

Sipas aktakuzës, derisa Curoja po kthehej në makinë është sulmuar befasisht nga Rexhep Murseli me të cilin kishte mosmarrëveshje.

Murseli që merret me shtrim kubëzash të betonit ishte duke punuar me punëtorët e tij afër autoservisit ku kishte shkuar Curoja.

Në mënyrë  të befasishme të ndjerin e sulmon me lopatë dhe e godet në krahun e majtë, në këmbën e djathtë si dhe në kokë. Nga këto goditje i ndjeri rrëzohet në tokë dhe humbet vetëdijen”, përshkruhet në aktakuzë sulmi i Murselit.

Aktakuza sqaron se Curoja ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt dhe më pas edhe në QKUK, por nga lëndimet e marra kishte vdekur më 16 tetor 2016.

Rifat Murselit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 5 gushti 2016 deri më 1 janar 2017.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz