Serie A ka bërë përforcime të mëdha gjatë merkatos së verës.
“Sky Sports News” ka përzgjedhur 10 përforcimet më të bujshme të klubeve italiane.
Listën e kryeson Cristiano Ronaldo, i cili kompletoi transferimin nga Real Madrid te Juventusi për 105 milionë euro.
Pas tij renditet Gonzalo Higuain, i cili u largua nga Juventus duke nënshkruar me Milanin, ndërsa në fund është transferimi i Darijo Srna nga Shakhtar Dontesk te Cagliari.
Transferimet e bujshme
Cristiano Ronaldo – nga Real Madrid te Juventusi
Gonzalo Higuain – nga Juventusi te Milani
Leonardo Bonucci – nga Milani te Juventusi
Sime Vrsaljko – nga Atletico Madrid tek Interi
Stefan De Vrij – nga Lazio tek Interi
Simone Verdi – nga Bologna te Napoli
Justin Kluivert – nga Ajaxi te Roma
Mattia Perin – nga Genoa te Juventusi
Radja Nainggolan – nga Roma te Interi
Darijo Srna – nga Shakhtar Dontesk te Cagliari