“10 nxënës e sulmuan arsimtarin” – Psikologu i shkollës “Pavarësia” jep versionin ndryshe të ngjarjes
dp

Lexo edheKërkesa për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Padrejtësi e institucionalizuar dhe revizionizëm politik

Psikologu Mahmuti ka sqaruar se arsimtari, i cili njihet si një ndër më korrektët në shkollë, u provokua rëndë me fyerje dhe sharje nga një nxënës i klasës së nëntë (A.O.).
Sipas versionit të shkollës, nxënësi ka shfrytëzuar orën e pushimit të mësimdhënësit për t’u futur në sallën e arsimtarëve, vend ky që nuk ka kamera sigurie.
“Ai (nxënësi), shkon i thërret edhe nëntë nxënës të tjerë, pra një grumbull nxënësish. 10 nxënës futen në sallën e arsimtarëve dhe e sulmojnë arsimtarin”, deklaroi psikologu Mahmuti për Zëri.
Mahmuti pretendon se nxënësit e kanë planifikuar sulmin në një hapësirë pa kamera dhe se videoja që qarkulloi në media tregon vetëm reagimin e mësimdhënësit teksa përpiqej të “neutralizonte” situatën pasi ishte sulmuar dhe fyer rëndë.

Lexo edheKërkesa për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Padrejtësi e institucionalizuar dhe revizionizëm politik
Profesori, tashmë është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Po mund të ju konfirmoj se ai është ndaluar për 48 orë”, tha ai.