back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajme10 milionë euro do të investohen në Stadiumin “Adem Jashari”

10 milionë euro do të investohen në Stadiumin “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më...

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministrin e Financave Bedri Hamza, kanë vizituar sot Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në kuadër të kësaj vizite, ata kanë parë nga afër situatën e tanishme të stadiumit dhe janë pajtuar që kjo arenë sportive të shndërrohet në stadium të kategorisë së katërt sipas standardeve të UEFA-së.

Ministri Gashi ka deklaruar se MKRS-ja është në procedura që edhe stadiumin në Mitrovicë ta shndërrojnë në kategorinë e katërt. “Jemi në procedura që ta shndërrojmë stadiumin në Mitrovicë në të kategorisë së katërt në mënyrë që reprezentacioni i Kosovës të ketë mundësi t’i zhvillojë ndeshjet edhe në këtë stadium”, tha mes tjerash ministri.

Ai paralajmëroi se do të ketë investime të reja e të mëdha në stadiumin në Mitrovicë dhe Kosova do t’i ketë dy stadiume të kategorisë së katërt. “Dalëngadalë po i plotësojmë të gjitha kërkesat dhe kriteret e UEFA-së që Kosova përfundimisht të gjitha t’i zhvillon në Kosovë pa pasur nevojë t’i shfrytëzojë stadiumet e shteteve përreth”, ka thënë ministri.

“Jam shumë i bindur që në vitin 2019 stadiumi ‘Adem Jashari’ do të jetë i gatshëm dhe të kthehet në kategorinë e katërt dhe do të jetë ndër stadiumet më të bukura edhe për shkak të kapaciteteve që ka ky stadium”, paralajmëroi ministri Gashi.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit deklaroi se Mitrovica, sporti dhe ekonomia janë interesa strategjike të vendit tonë. “Vizitat që po i realizojmë ditëve të fundit tregojnë për një përkushtim të qartë tonin për modernizimin e sportit në vendin tonë”.

“Në bazë të asaj që kam biseduar me ministrin e sportit dhe atë të financave, në stadiumin e Mitrovicës do të investohen rreth 10 milionë euro, ku do t’i ndërrohet tërë fasada e jashtme dhe do të modernizohet infrastruktura e brendshme e këtij stadiumi”, ka njoftuar Veseli.

Ndërsa, Ministri i Financave, Bedri Hamza deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës përveç se do të sigurojë financim të qëndrueshëm për objektet sportive do të vazhdohet me financimin e projekteve të fuqishme në Mitrovicë. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz