10 gushti po vjen, përgatituni për spektaklin e radhës në qiell, ‘reja’ e yjeve shpërndahet në të gjithë botën

Pas “Hënës së Përgjakur”, një tjetër spektakël qiellor pritet të na dhurojë të tjera emocione. Fenomeni i Perseidit ose siç njihet ndryshe dhe Lotët e Shën Lorencit, është një nga fenomenet astronomike më popullore që na dhuron qielli çdo vit në muajin gusht.
Fenomeni qiellor lidhet me martirin Shën Lorenc, dita e të cilit përkon me datën 10 gusht.
Këtë vit spektakli me yjet parashikohet se do ndodhë për disa ditë deri në 13 gusht, ndërsa data 12 do të jetë dita kur shihet më qartë.

Lexo edheTë lodhur nga pritjet si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Angli, shoferët e kalojnë kohën duke luajtur futboll e hokej (Foto/Video)
Nga ana astronomike ky fenomen ndodh kur Toka kalon pranë kryqëzimit të orbitës së saj me një kometë të quajtur Swift Tuttle e cila lëshon një re masive yjesh ndërkohë që bën trajektoren rreth diellit.














