back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeVeseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington

Veseli viziton Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Washington, ku ka takuar Vice Admiralin Fritz Roege.

 Kryeparlamentari Veseli falënderoi z. Roege për mbështetjen që ky universitet po i jep ngritjes profesionale të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

 Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mbështetjen në të ardhmen për institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti për Ushtrinë e Kosovës.

 Gjatë vizitës, kryeparlamentari Veseli takoi edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka, të cilët po kryejnë studime në ketë universitet.

 Po sot, kryetari i Kuvendit ka zhvilluar takime edhe me senatorë e kongresistë amerikanë.

 Në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, është diskutuar për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet vazhduar në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera.

 “Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë.

Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.  ​

Të Fundit

Sport

ShowBiz