Vdes veterani i UÇK-së, së fundi ishte prekur me COVID-19
BILLI

Lexo edheVendimi i Ministrisë së Arsimit: Ky është kriteri i vetëm për pranim në shkollë të mesme

Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i viteve ‘90-ta i çështjes kombëtare, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.
Varrimi do të bëhet në vendlindjen e tij në fshatin Poqestë, Komuna e Pejës nesër më datë 17 gusht, në ora 16.00.

Lexo edheVendimi i Ministrisë së Arsimit: Ky është kriteri i vetëm për pranim në shkollë të mesme