Polici nga Drenasi, Vesel Veseli, që po dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një 16-vjecare nga Drenasi do të dalë sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit të dyshuar për përdhunim të të miturës nga Drenasi, është paraparë të nisë në orën 14:00, të ditës së enjte, raporton Gazeta Express.
Vesel Veseli, zv.shefi i hetimeve në Policinë e Drenasit, po dyshohet se e kishte abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare nga kjo komunë.
Madje, dyshimet thonë se i njëjti ka shtyrë të miturën të abortojë pa dëshirën e saj, shtatëzaninë që kishte ardhur pas marrëdhënieve seksuale që Veseli kishte pasur me të miturën që dyshohet se po ashtu e shantazhonte.
Krejt kjo, dyshohet se ka nisur kur e mitura kishte shkuar në Polici për të raportuar një tjetër rast të keqpërdorimit të saj seksual nga mësuesi i saj. /GazetaExpress/.