BallinaJetë​Zbulohen problemet që shkakton pagjumësia në tru

​Zbulohen problemet që shkakton pagjumësia në tru

Të ngjajshme

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e...

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka sqaruar se...

Matthijs de Ligt jep lajmin e hidhur

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni...

Mërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar...
Disa shkencëtarë suedezë kanë paraqitur rezultatet e një studimi që hedh dritë mbi pasojat që shkakton në tru pagjumësia, gjë që do të detyrojë të gjithë ata që pëlqejnë jetën e natës të shkojnë të shtrihen pak më herët.

 

Neurologë të universitetit të Upsalas kanë analizuar gjakun e marrë në mëngjes nga 15 djem të rinj shëndetplotë, ku disa kishin fjetur tetë orë dhe disa të tjerë nuk kishin fjetur fare.Tek këta të fundit, u konstatua rritja e përqendrimit të dy molekulave në masën 20 për qind, praktikisht molekula e  “enolase” që del nga neuronet dhe protenia “S-100B”.

“Këto molekula të trurit shtohen zakonisht në gjak kur ka dëmtime cerebrale”, ka treguar në një komunikim organizatori i studimit, Christian Benedict. “Një mungesë e gjumit mund të shkaktojë humbjen e vazhdueshme të strukturave të neuroneve, ndërsa e kundërta, të flesh një gjumë të bollshëm mund të ketë një rëndësi të veçantë në mbajtjen e shëndetshme të trurit”, shpjegoi ai. Ky studim, i botuar në revistën “Sleep” (Gjum), mbështet një tjetër studim të publikuar në tetor në revistën amerikane “Science” që dilte në përfundimin se gjumi zhdukte toksinat që lëshon truri.

“Mes këtyre toksinave gjejmë edhe ‘bêta-amyloïde’ e cila pasi grumbullohet në një farë sasie favorizon sëmundjen e Alzaimerit”, sipas studiuesve të universitetit  “Rochester” në SHBA, të cilët kanë punuar me disa kavje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz