BallinaLajme​Prokuroria e këtij qyteti fillon hetimin për veteranët mashtrues

​Prokuroria e këtij qyteti fillon hetimin për veteranët mashtrues

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, katër të lënduar

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka ndodhur një aksident...

Sami Lushtaku arrin te Stacioni i Policisë, turma brohoret emrin e tij!

Sami Lushtakut ka arritur në Stacionin Policor të Skenderajt,...

Barça interesohet për yllin e Cityt, klubi anglez ia cakton çmimin

Barcelona pritet ta ketë shumë të vështirë gjetjen e...

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka mbajtur takim me prokurorët e kësaj prokurori ku ka caktuar dy prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.

Kryeprokurori Selimaj, ka kërkuar nga prokurorët e caktuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës.

Po ashtu, Prokuroria e Gjakovës në koordinim të plotë me njësinë e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Gjakovë, ka filluar hetimet paraprake për identifikimin dhe verifikimin e 191 personave të dyshuar si veteranë dhe akterët e tjerë të përfshirë në procesin e rekrutimit, të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumentit”,  “mashtrim dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e përkushtuar që ta trajtojë çdo rast me seriozitetin më të lartë moral e profesional.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz