BallinaLajme​Lushtaku kritikon Veselin: Është përgjegjës për humbjen në zgjedhje

​Lushtaku kritikon Veselin: Është përgjegjës për humbjen në zgjedhje

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Kryetari i Degës në Skenderaj të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka folur për gjendjen e partisë në nivel vendi.

Ish-kryetari i Skenderajt ka adresuar kritika në adresë të kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, për performancën jo të mirë të partisë në zgjedhjet e fundit në vend.

Lushtaku ka thënë në “Pressing”, në T7, se Veseli është përgjegjës për humbjen e PDK’së në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Ai ka vlerësuar se me kandidatë më të mirë në disa komuna, PDK do të arrinte rezultate më të mira, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, Lushtaku ka thënë se do ta mbështeste Veselin për kryetar të PDK’së përsëri, nëse rikandidon për këtë pozitë.

Por, ka thënë se nëse partia dështon përsëri në zgjedhje, Veseli do të duhej të largohej vetë.

Lushtaku e ka këshilluar Veselin të jetë më i prerë në vendimet e tij. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz