back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme​Ja kur pritet të përfundojnë pagesat nga Pakoja Emergjente

​Ja kur pritet të përfundojnë pagesat nga Pakoja Emergjente

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente (PFE) masat, 3 A, 3 B, 7, 8 dhe 14.

MEA njofton se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.

Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale.

Ministria do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik.

MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen. Ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator, thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz