BallinaLajme​Ilir Meta do të hapë televizion

​Ilir Meta do të hapë televizion

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Presidenti Ilir Meta mendon se gazetarët në Shqipëri janë nën një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik. Si zgjidhje kreu shtetit propozon, ngritjen e një media te re.

“Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me bli e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti. Mos u dorëzoni para presioneve të pushtetit dhe pronarëve”, u shpreh Meta.

Presidenti e avancon më tej me këtë ide, kur thotë se çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do të jetë aksionar.

“Dhe Bordi Drejtues do jetë i përbërë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.”Ndërkaq, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka quajtur lajm të mirë që presidenti Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. /tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz