BallinaTeknologjiZyrtarizohet Meizu MX6

Zyrtarizohet Meizu MX6

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Më parë, nuk është se mendonim shumë për pajisjet që krijoheshin nga prodhues Kinez. Por sot, shumë prodhues Kinez kanë arritur të jenë gati në një nivel me Apple dhe Samsung dhe kjo pavarësisht faktit se shumë nga këta telefonë kanë tendecë që të mbahen brenda Kinës apo rajonit të Azisë.

Tani për ata që janë interesuar të shohin se çfarë kanë për të ofruar prodhuesit Kinez, Meizu ka prezantuar smartphone-in e fundit, Meizu MX6, i cili nga dizajni i tij duket të jetë i ngjashëm me Meizu Pro 6. Meizu MX6 sjell disa karakteristika impresionuese dhe një çmim mjaft të leverdisshëm.

Meizu MX6 ka një ekran 5.5-inç Full HD. pajisja do të fuqizohet nga një procesor MediaTek Helio X20 deca-core i sinkronizuar në 2.3GHz, i cili shoqërohet me 4GB RAM. Ka 32GB hapësirë, një kamer mbrapa 12MP, një frontale 5MP, një sensor gjurmë gishtash, dhe sigurisht një portë USB C.

MX6 do të vijë me një bateri 3,060mAh me karikim të shpejtë dhe si sistem operimi do të ketë Android 6.0 Marshmallow me Flyme 5.2 në krye të saj. Pajisja ka një çmim prej 299 $ e cila siç u tha, është shumë mbresëlënëse. Pajisja pritet të dalë në shitje sot në Kinë, por nuk ka fjalë nëse do e shohim të mbërrijë në SHBA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz