back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeZyrtari policor nga Skenderaj shpërblehet me medalje nga drejtori i përgjithshëm i...

Zyrtari policor nga Skenderaj shpërblehet me medalje nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka shpërblyer me me medalje për lavdim zyrtarin policor Berat Bajraktari nga Stacioni Policor në Skenderaj, për ndërhyrjen e tij të guximshme jashtë orarit të punës.

Ngjarja që kishte ndodhur para disa ditësh në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku Bajraktari ka ndërhyrë gjatë një rrahjeje në progres, edhe pse nuk ishte në detyrë zyrtare. Falë reagimit të tij të menjëhershëm, ai ka arritur të neutralizojë dhe arrestojë të dyshuarin që kishte therur me thikë dy persona të mitur.

Ky veprim i shpejtë dhe profesional ka parandaluar përshkallëzimin e situatës, veprim i cili është vlerësuar lartë edhe nga drejtuesit e Policisë së Kosovës.

Mirënjohja ndaj Bajraktarit është një dëshmi e përkushtimit dhe përgjegjësisë së lartë që mbajnë zyrtarët policorë edhe jashtë detyrës zyrtare, duke vënë sigurinë publike mbi gjithçka tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz