BallinaLajmeZyrtari i PDK-së: Zgjedhjet i fitojmë ne, vijë të kuqe s’i vëmë...

Zyrtari i PDK-së: Zgjedhjet i fitojmë ne, vijë të kuqe s’i vëmë askujt

Të ngjajshme

I plagosuri në Gjakovë është në gjendje stabile

Të shtënat e armës tronditën Gjakovën në orët e...

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë...

Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

E ardhmja e Neymarit në kombëtaren e Brazilit mbetet...

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kryetar dege i kësaj partie në Mitrovicë, Bedri Hamza, është shprehur i bindur për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se këtë qëllim PDK-ja do ta arrijë me program të qartë, me ekip të mirë dhe me Kadri Veselin kandidat për kryeministër.

Ministri në detyrë i Financave ka deklaruar se kjo parti është e para në sondazhet më kredibile dhe nuk vendos vija të kuqe për të tjerët.

Hamza ka bërë me dije se subjektet e tjera politike i vendosin PDK-së vija të kuqe për të fituar ndonjë votë më tepër. Por, sipas tij, kjo strategji më nuk do t’ju bëjë punë.

”Kjo legjislaturë ka bërë disa punë të mira. Megjithatë, ka pasur mundësi të bëjë më shumë qeveria dhe Kuvendi. Nuk po flas në raport me nevojat, sepse nevojat e vendit janë shumë të mëdha. Po flas në raport me mundësitë. Ka pasur mundësi të bëhet më shumë. Kuvendi ka pasur mundësi të kishte produktivitet më të madh duke aprovuar numër më të madh të ligjeve, mirëpo shumë seanca kanë qenë të jashtëzakonshme me tema të caktuara, të thirrura edhe nga opozita, të cilat kanë ndikuar në punën e Kuvendit. Besoj se përbërja e ardhshme e Kuvendit, formati i ri i qeverisë, do të ketë një produktivitet dhe efikasitet më të lartë sesa ka qenë në këtë mandat”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz