BallinaLajmeZyrtari i PDK-së i drejtohet Kadri Veselit- Ja cilët persona duhet larguar...

Zyrtari i PDK-së i drejtohet Kadri Veselit- Ja cilët persona duhet larguar nga partia

Të ngjajshme

Ndalimi i internetit në Iran hyn në ditën e 30-të

Bllokada e internetit në Iran ka hyrë në ditën...

Beqir Musliu, i pari poet postmodern shqiptar

Nga Teki Dërvishi Poeti, romansieri, dramaturgu, eseisti dhe publicisti Beqir...

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj nëpërmjet një shkrimi të hedhur në rrjetin social “Facebook”, ka thënë që normalizimi i jetës në Kosovë nuk bëhet me intervenime në module të vogla, si p.sh në një stacion lokal policie, në një spital, shkollë apo në një fakultet. Sipas tij, kjo vetëm e komplikon edhe më shumë punën, shkruan Gazeta Blic.

Gecaj, ka shkruar se vetëm partia të cilën ai i përket (PDK) ,mund të bëjë ndryshime. Por, ai ka theksuar se edhe kjo parti së pari duhet ta reformojë e stabilizojë vetën dhe që duhet larguar disa persona abuzues, sepse nëse kjo nuk ndodhë atëherë edhe PDK mund të tretet.

Shkrimi i plotë: 

Normalizimi i jetës në Kosovë nuk bëhet me intervenime në module të vogla, pra, në një stacion lokal policie, ne nje spital, shkollë apo në një faklultet. Kjo vec se e komplikon edhe me shumë punën.

Vetëm partitë e medha, si p.sh partia ime, PDK-ja, e cila si parti kur u formua shteti kishte dorë në ndertimin e ketij sistemit, mundet atë sistem ta distancojë nga gabimet e pesimet. Aty ku abuzohet me njeriun e me paran publike duhet urgjentisht, domosdoshmerisht të ketë distancim politik dhe veprim pa konsekuencë.

Pra, ka vetem nje mundesi. PDK-ja, për ta reformu Kosovën në Dekadën e Re, së pari ka provimin e madh. Ajo duhet të jetë e aftë të reformojë e stabilizoj së pari vetveten. Në radhët e saja ka aq shumë antarë, votues e njerëz që dhuruan krejt cka kishin vendit. Ata tani duan vetem një gjë. Të ndahemi nga ajo pakicë abuzuesish. Të ecim drejt e pastërt në Dekadën e Re.

Përndryshe mundi për të krijuar nje parti ku mblidhen te gjithe ata te cilet nga vite t e 60-ta u skarifikuan, mund të tretet. 

Kjo nuk duhet lejuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz