BallinaSportFidan Aliti për mediat turke: Turqia është e fortë, kanë shumë yje!

Fidan Aliti për mediat turke: Turqia është e fortë, kanë shumë yje!

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, ka folur para finales së play-offit ndaj Turqisë, duke vlerësuar lart kundërshtarin, por edhe duke shprehur besim te skuadra e tij.

“Turqia ka një kombëtare shumë të fortë. Ka lojtarë të nivelit të lartë në çdo pozicion. Lojtarë si Arda Güler, Kenan Yıldız, Hakan Çalhanoğlu dhe Barış Alper Yılmaz mund të bëjnë vërtet diferencën,” deklaroi Aliti.

Megjithatë, ai theksoi se Kosova është e përgatitur maksimalisht për këtë përballje vendimtare, shkruan Indeksonline

“Ne jemi në gjendje mjaft të mirë dhe po përgatitemi mirë për ndeshjen së bashku me ekipin. Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë, një përballje që mund t’i kthejë ëndrrat në realitet,” shtoi ai.

Finalja e play-offit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz