back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeZyrtari amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi që prek territorin është arritur, qershori muaji vendimtar

Zyrtari amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi që prek territorin është arritur, qershori muaji vendimtar

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

“Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtasë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit të Vuçiqit dhe Thaçit. Po qe se i dërguari i posaçëm i SHBA-së nuk arrin ta bindë BE-në për marrëveshjen tashmë të arritur, do të marrë fund mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”, mendon ish-zyrtari i lartë amerikan James Hooper.

Ai, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ka theksuar se BE-ja do të duhet që ta pranonte “komponentën territoriale”.

Richard Grenelli, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, rishtazi ka bërë të ditur se është duke e vazhduar punën drejt avansimit të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse midis dy palëve.
“Paralelisht ai e ka vazhduar detyrën prioritare, promovimin e një marrëveshjeje të mundshme paqësore midis Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Hooper.
Sipas tij, pa i marrë parasysh manovrat e brendshme politike në Prishtinë dhe Beograd, “ato nuk paraqesin pengesë për një marrëveshje gjithpërfshirëse midis dy palëve”. Për më tepër, ai thotë se muajt në vijim mund të jenë “vendimtarë”.

Megjithatë, çelësin kryesor – për shumëçka – e mban Bashkimi Evropian, mendon ai.

“Grenelli duhet të ndihmojë që Bashkimi Evropian ta pranojë një marrëveshje që përmban komponentën territoriale. Serbia po ashtu insiston në anëtarësim në BE, si pjesë e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse”, ka thënë Hooper.

Ai thotë se Serbia dhe BE-ja – në fakt Gjermania – ndodhen në anë të kundërta të “projekt-marrëveshjes së arritur midis dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiqit”.

“Vuçiqi duket se e ka më lehtë të merret vesh me Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin ta pranojë marrëveshjen e tyrë. Ky nuk ka qenë rezultat i pritur i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hooper në vazhdim.

Gjatë dy muajve në vijim, Serbia do të jetë e preokupuar me zgjedhjet e 28 qershorit, teksa në Kosovë po synohet formimi i një qeverie të re.

“Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtasë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit të Vuçiqit dhe Thaçit. Po qe se i dërguari i posaçëm i SHBA-së nuk arrin ta bindë BE-në për marrëveshjen tashmë të arritur, do të marrë fund mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”, mendon Hooper.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz