back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeZyrtarët serbë thonë se Avni Arifi është i ri dhe duhet të...

Zyrtarët serbë thonë se Avni Arifi është i ri dhe duhet të mësojë, dialogu s’fillon në shkurt

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Nuk janë të vërteta pohimet e shefit të delegacionit të Kosovës në pjesën teknike në Bruksel, Avni Arifi, sipas të cilit vazhdimi i dialogut do të jetë në fund të shkurtit, ka deklaruar ekipi negociator i Beogradit, raporton televizionin publik serb.

“Dialog nuk do të ketë në fund të shkurtit. Jemi gjithnjë në pritje të shikimit në vendngjarjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, thekson ekipi negociator serb.

Ekipi thekson se nuk do të lejojë që Arifi të caktojë datën e dialogut dhe shton se “ai është i ri në dialog” dhe me siguri “nuk di dhe duhet të mësojë” si bëhet caktimi i tij, transmeton Koha.net raportimin e televizionit publik serb.

Dialogu midis Beogradit e Prishtinës është dashur të vazhdojë më 16 janar, por delegacioni i Beogradit e braktisi atë, meqë atë ditë u vra Oliver Ivanoviqi në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ndërsa, ishte vetë Arifi që për Koha.net çkonfirmoi se në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi, por tha se ende nuk është caktuar një datë e saktë.

“Dialogu do të jetë nga fundi i shkurtit por nuk është precizuar ndonjë datë apo pajtim me palën serbe. Përndryshe, nuk ka ndryshim”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz