BallinaLajmeZyrtarët më të paguar shtetërorë

Zyrtarët më të paguar shtetërorë

Të ngjajshme

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Presidenti i Republikës së Kosovës do të jetë zyrtari më i paguar në vend sipas Projektligjit për pagat. Pas shefit të shtetit, zyrtarët më të paguar shtetërorë do të jenë kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të marrin pagë mujore 2 390 euro.

Duke iu referuar këtij projektligji, paga e ministrave do të jetë 1 792 euro, po kaq edhe e deputetëve.

Kurse zëvendësministrat do ta kenë koeficientin gjashtë (6), që i bie se do të marrin pagë mujore 1 434 euro. Me koeficient 6 do të paguhen edhe kryetarët e komunave që kanë asamble komunale nga 41 deri në 31 asamblistë.

Me koeficient shtatë (7) do të paguhet komandat i FSK-së dhe kryetari i Prishtinës. Paga mujore e këtyre dy zyrtarëve shtetërorë do të jetë 1 673 euro.

Me koeficient 5.50 apo 1 314 euro do të paguhen shefi i kabinetit në Kuvendin e Kosovës, në Presidencë dhe në Zyrën e Kryeministrit. Me koeficient të njëjtë (5.50) do të paguhen edhe këshilltarët e lartë politikë 1 në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e Kryeministrit. /Epoka e Re/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz