Zyrtarët e LDK-së bashkë me Isa Mustafën janë mbledhur në parti

Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, momentalisht janë mbledhur Isa Mustafa, kreu i partisë, dhe disa deputetë e anëtarë të kryesisë. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për ndonjë takim, raporton Gazeta Express
Nga LDK-ja nuk kanë treguar se çfarë agjende kanë për sot, apo nëse kanë planifikuar ndonjë mbledhje për të diskutuar për koalicionin.
Megjithatë, raportohet nga vendi i ngjarjes se në parti janë disa prej deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë, të cilët nuk kanë folur para mediave.

Lexo edhe“Miss Kosova 1997”, publikohen foto të rralla të Adelina Ismailit
Para Selisë së LDK-së
Përveç tyre, në mëngjes në seli është parë edhe nënkryetarja Vjosa Osmani, që më vonë është larguar nga aty.
LDK-ja ia ka përcjellë dje edhe një herë ofertën që e kishin bërë edhe në takimin e fundit, ku kërkohen ministritë 5+5, kryeparlamentari që do t’i shkonte pastaj LV-së nëse Lidhja Demokratike e merr presidentin.














