Coup dur pour le SDR et son milieu Arber Zeneli. Touché lors des #Euro2020Qualifiers face au Monténégro, l’ailier souffre d’une rupture des ligaments croisés du genou. Un verdict confirmé au staff médical rémois. Son indisponibilité est estimée entre 7 et 9 mois #CourageArber
Zyrtare: Konfirmohet lajmi i keq për Arbër Zenelin

Arbër Zeneli do të jetë jashtë fushave për 7-9 muaj pas lëndimit në ndeshjen kundër Malit të Zi.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij, Reims ku ka njoftuar se ylli kosovar ka këputur ligamentet e gjurit, raporton Insporti
“Goditje e fortë për Reims dhe mesfushorin Arber Zeneli. Lëndimi në kualifikimet për Euro 2020 kundër Malit të Zi, anësori vuan nga një këputje e ligamenteve kryqëzuar të gjurit”, thuhet në njoftim.
“Një vendim i konfirmuar për stafin mjekësor të Reimsit dhe që do të kërkojë një operacion javën e ardhshme.”
“Mungesa e Arbër Zenelit vlerësohet në mes të 7 dhe 9 muajve”, ka shkruar skuadra e Reims.
Kjo gjithnjë sipas asaj që pohon klubi i Reimsit, pasi siç raportoi Insporti dje, diagnoza definitive nuk do të dihet edhe së paku tri-katër ditë deri në rezonancën e dytë magnetike dhe Zeneli për momentin është në Suedi, ku pritet të pushojë një javë në mënyrë që t’i nënshtrohet rezonancës së dytë. /Insporti.com/

Lexo edheTifozët bullgarë tallen me barkun e sulmuesit të Kosovës















