Zyrtare: Joshua do të ndeshet me boksierin e pamposhtur në qershor
BILLI

Lexo edheHidhet shorti i gjysmëfinales së DigitAlb Kupës, ky është kundërshtari i Feronikelit

Anthony Joshua do të mbrojë titujt e tij botëror në peshat e rënda ndaj Jarrell Millerit më 1 qershor.
Britanezi kishte planifikuar të përballet me Dillian Whyte në Wembley më 13 prill, por nuk kanë arritur marrëveshje, andaj dueli i tij i radhës do të zhvillohet në qershor ndaj Miller, shkruan GazetaBlic.
Miller ka fituar 23 nga 24 ndeshjet e tij në karrierë. Ai ka vetëm një barazim në vitin 2013.

Lexo edheHidhet shorti i gjysmëfinales së DigitAlb Kupës, ky është kundërshtari i Feronikelit
Anthony Joshua në anën tjetër është një nga boksierët më të mirë në botë. Në 22 meçet e zhvilluara në të kaluarën, ai numëron 22 fitore, 21 prej të cilave me K.O.