BallinaLajmeZyrtare: Ja në sa ora dalin sot pagat për veteranët

Zyrtare: Ja në sa ora dalin sot pagat për veteranët

Të ngjajshme

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati në një prononcim për Gazeta Blic ka konfirmuar se sot do të ndahen pagat për veteranët.

”Veç sa dolëm prej takimi. Pagat dalin sot në ora 14:00. Kanë shku listat në ministri të financave.”, tha ai.

Ai tha se tashmë janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

”Çdo procedurë prej ministrit të mirëqenies sociale u kry, u dorëzun listat tash dalin pagat.”, shtoi ai.

Ndërsa, i pyetur për  hetime të listave ai tha se me to merren prokuroria.

Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur se ka nënshkruar dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësime dhe ndryshime.

”Sapo nënshkrova dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij. Riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik. ”, shkroi presidenti në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz