Zyrtare: FC Feronikeli nënshkruan me mesfushorin malazez, Marko Milickovic
BILLI

Lexo edheFerronikeli rikthen Artan Berishën si drejtor klubi, dikur kishte suksese të mëdha

Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbërt e bardhë.
Milickovic është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës.
Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi.
Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic.

Lexo edheFerronikeli rikthen Artan Berishën si drejtor klubi, dikur kishte suksese të mëdha
Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub.
Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim.