BallinaSportZyrtare: Duka kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Zyrtare: Duka kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka zyrtarizohet si kandidaturë për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Emri i numrit 1 të futbollit shqiptar është zbuluar sot nga Komiteti Ekzekutiv aktual mes 13 kandidatëve që do të jenë për 8 vende.

Kjo është hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që një përfaqësues i futbollit mund të jetë pjesë kryesore e organizmit më të lartë të futbollit europian, si UEFA. Zgjedhjet do të zhvillohen më 5 prill në Helsinki dhe presidenti Duka do të jetë një kandidat potencial për këtë post.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organi më i lartë i kësaj organizate. Ai përbëhet nga 16 anëtarë përfshirë këtu edhe Presidentin. Mandati i secilit anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është 4-vjeçar dhe është i ndarë në dy grupe me nga 8 anëtarë, të cilët zgjidhen çdo dy vjet, ndërkohë që secili nga kandidatët ka të drejtën e rikandidimit, transmeton TCH.

Roli i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është shumë i rëndësishëm për të marrë vendime që kanë të bëjnë me rregulloret dhe është pikërisht ky Komitet që administron UEFA-n.

Nëse Armand Duka arrin që të bëhet pjesë e këtij Komiteti, kjo do të përkthehej edhe në një votë të sigurt në muajin shtator, kur hidhet votimi për përzgjedhjen e stadiumit ku do të zhvillohet Superkupa e Europës, e ku në garë është edhe “Arena Kombëtare”, stadium ky në ndërtim e sipër.

Ja lista e plotë e kandidatëve:

Zbigniew Boniek (Poloni), Kairat Boranbayev (Kazakistan), John Delaney (Irlandë), Armand Duka (Shqipëri), David Gill (Angli), Reinhard Grindel (Gjermani), Marios Lefkaritis (Qipro), Elkhan Mammadov (Azerbajxhan), Karl-Erik Nilsson (Suedi), Kieran O’Connor (Uells), Michele Uva (Itali), Michael van Praag (Holandë) dhe Servet Yardimci (Turqi).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz