BallinaLajmeS’ka stenda në Kardiologji – trajtohen veç rastet urgjente, vazhdon lista e...

S’ka stenda në Kardiologji – trajtohen veç rastet urgjente, vazhdon lista e pritjes

Të ngjajshme

MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për kultivuesit, këto prodhime do të subvencionohen

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar...

Shqipëria ndryshon çmimet e karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës në Shqipëri u mblodh ditën e...

Gol me aromë shqiptare në Rusi, Gripshi asiston – Daku shënon (VIDEO)

Mirlin Daku i është rikthyer golave në kampionatin rus. Sulmuesi...

Në pritje janë rreth 2 mijë e 600 pacientë tash e disa muaj.

Edhe atyre që në mars do t’u vinte radha për vendosjen e stendave, janë kthyer mbrapa.

Kjo për shkak se tash e një javë në Klinikën e Kardiologjisë po mungojnë disa lloje të stendave.

Kësisoj, ata që nuk janë urgjent nuk do të trajtohen deri në furnizimin me material.

Këtë e konfirmoi Drejtori i Klinikës, Faik Shatri.

“Ka mungesë, ka mungesë. Nuk ka mungesë totale por ka mungesë të disa numrave, rastet urgjente vazhdojnë me u trajtu me prioritet ndërsa rastet kronike të listës së pritjes kemi një javë që i kemi ndërpre”, ka thënë Faik Shatri, Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë për RTV Dukagjini.

Mungesën e këtij material jetik për pacientët me sëmundje të zemrës po e sheh shqetësues një familjar.

Ai thotë së kjo është një barrë shtesë.

“Po kjo është e rëndë për pacientë në këtë situatë kur ka rritje të çmimeve është barrë e madhe por fajtor janë ata lartë se ajo është e kushtueshme…”, ka thënë një pacientë.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës thanë që së shpejti do të bëhet furnizimi.

“Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Barnatorja Qendrore, lidhur me pyetjen tuaj për mungesën e materialeve në Klinikën e Kardiologjisë, ju informojmë se kontratat për shumicën e materialeve të nevojshme për këtë klinikë tashmë janë nënshkruar. Gjithashtu, nga ana e Klinikës janë bërë kërkesat për furnizim me këto materiale. Aktualisht jemi në pritje që furnizimi me materialet përkatëse të realizohet gjatë ditëve në vijim.”-QKUK

Në QKUK vendosja e stendave bëhet pa pagesë por çmimi për vendosjen e tyre në spitalet private është i lartë dhe nis nga 3000 euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz