BallinaLajmeZRrE i shqipton vërejtje HC Ujmanit për jobalanca, ndaj KESCO-s rasti ende...

ZRrE i shqipton vërejtje HC Ujmanit për jobalanca, ndaj KESCO-s rasti ende “nën hetime”

Të ngjajshme

Fruthi, Canolli: 14 raste të konfirmuara, mbi 500 fëmijë të vaksinuar për dy javë

Është vetëm nëntë muajsh. Ky është vetëm njëri ndër...

Ja sa do t’i kushtojnë shtetit shërbimet postare për votimin e diasporës në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan kontratë mbi 2 milionë...

KQZ-ja shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet të mbajë sot...

Një proces tjetër hetimor, krahas atij për blerjet e energjisë elektrike nga importi, është duke u zhvilluar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Subjekt i këtij hetimi është Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ndërsa arsyeja ka të bëjë me devijimet që kjo kompani shkaktoi në rrjetin interkonektiv evropian në dy raste gjatë muajit janar 2026.

Dyshohet se KESCO kishte nominuar qëllimisht më pak energji elektrike se konsumi i paraqitur, për t’i shmangur blerjet e energjisë elektrike nga importi.

“𝐍𝐨𝐦𝐢𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐦𝐣𝐚𝐟𝐭𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭ë 𝐊𝐄𝐒𝐂𝐎 po 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭. KOSTT po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit në kohë reale, si pasojë e devijimeve të mëdha ndërmjet energjisë së nominuar dhe kërkesës reale”, pati thënë KOSTT, në një njoftim për media gjatë muajit janar.

Në njoftimin e KOSTT, thuhej se “Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jo balanca mesatare prej rreth 211 MË orë, ndërsa në disa orë këto jo balanca tejkalojnë 260 MË orë”.

“Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”

KOSTT pati bërë thirrje që nominimet të reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen menjëherë, për të shmangur devijimet dhe për të ruajtur sigurinë e sistemit.

Edhe për ditët 13 janar dhe 14 janar, nominimet nga KESCO ishin të gabuara deri në atë nivel, sa devijimet në orë të caktuara shkuan edhe mbi 200 MWh. Kjo situatë e ekspozon Kosovën si vend problematik në raport me mekanizmat ndërkombëtar të energjisë.

KESCO e nominon (parashikon) një ditë më herët në KOSTT energjinë bazuar në konsum. Nëse parashikimi është më i madh osë më i vogël se konsumi shkaktohen devijime në rrjet.

Devijimet e larta dhe në vazhdimësi mund ta rrezikojnë marrëveshjen e Kosovës me ENTSO-E. Kosova ka nënshkruar marrëveshje të kycjes me ENTSO në vitin 2020 dhe kjo shënon hapin kryesor të shkëputjes së Kosovës nga Serbia në energjetikë. Me këtë anëtarësim KOSTT është bërë zotërues i linjave të transmisionit për Kosovën, e jo sic është njohur Kosova si zonë e Serbisë në energjetikë para vitit 2020.

ZRrE, në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, thotë se raporti i monitorimit për këtë rast, do të jetë i qasshëm për publikun sapo të përfundojnë hetimet dhe procedurat tjera. Ndërsa në një përgjigje të mëhershme për mediumin, ZRrE e kishte vlerësuar rastine  devijimeve nga KESCO të muajit janar 2026, të atyre përmasave që e rrezikojnë edhe sigurinë energjetike të vendit.

Gjatë mbledhjes së mbajtur dje nga Bordi i ZRrE kjo çështje nuk është vënë për diskutim.

Buletini Ekonomik ka monitoruar këtë mbledhje, në të cilën është miratuar Plani Zhvillimor 10-vjeçar për Operatorin e Shpërndarjes (KEDS), si dhe i është shqiptuar vërejtje ndërmarrjes Iber-Lepenci për devijimet e shkaktuara nga hidrocentrali i Ujmanit.

Sa i përket pikës për planin zhvillimor të KEDS, gjatë mbledhjes nuk janë dhënë shumë detaje, përveç asaj se ZRrE ka analizuar mirë të gjitha projektet që KEDS planifikon t’i investojë në rrjet gjatë periudhës 2026-2035.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i ka shqiptuiar vërejtje Ndërmarrjes Iber-Lepenci, për devijimet e shkaktuara nga HC Ujmani, një çështje kjo që ka qenë nën hetim nga ZRrE pas referimit të çështjes nga KOSTT.

Pas analizimit të të dhënave të dërguara nga KOSTT përmes referimit të rastit, ZRrE tashmë ka përgatitur raportin fillestar të monitorimit për jobalancat e ndërmarrjës Ibër-Lepenci.

Sipas të gjeturave, HC Ujmani ka vepruar në kundërshtim me nenin 7 të Ligjit për Energji Elektrike, paragrqafi 1, ku thuhet se prodhuesit e energjisë elektrike janë të obliguar t’i përbmahen të gjitha kushteve në licencën për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Ndërsa, pika 1.4 kërkon që palët duhet të veprojnë në pajtim me rregullat e konkurrencës në tregun e energjisë elektrike.

Në mbledhje është thënë se HC Ujmani duke devijuar në volume disa herë më të mëdha se nominimet e realizuara, ka vepruar në mospajtueshmëri me nenin 102 të Ligjit për Energjinë Elektrike. Gjithashtu plasimi I energjisë elektrike nga ana e Iber Lepencit në mënyrë të vazhdueshme në mekanizmin balancues pa iu nënshtruar procedurës së prokurimit, është një gjetje tjetër nga monitorimi.

“E gjtur tjetër e evidentuar në raport është ku konstatohet se HC Ujmani ka vepruar në mospërputhje me nenin 11 të Rregullave të Tregut ku thuhet se palët janë përgjegjëse që duhet të sigurojnë që prodhimi dhe konsumi momental të jetë sa më afër vlerave të nominuara. E gjetur tjetër, është edhe e gjetura në lidhje me përgjegjësitë balancuese, ku HC Ujmani ka vepruar në mospërputhje me nenin 10 të Licencës ku kërkohet që të veprojë në pajtim me rregullat e tregut për obligimet balancuese”, ka thënë zyrtari përgjegjës nga ZRrE për këtë rast.

Drejtori i Zyrës Ligjore dhe Licencimit në ZRRE, Ymridin Misini, lidhur me këtë rast ka thënë se përgjegjësia për balancim dhe respektimi i nominimeve përbejnë obligim të vazhdueshëm të operatorëve dhe cdo devijim i vazhdueshëm ndërmjet nominimit dhe realizimit, cënon funksionimin e sigurt dhe të parshikueshëm të tregut të energjisë elektrike.

Ai ka kërkuar nga bordi që të obligohet ndërmarrja Iber Lepenci që brenda një afati prej 30-ditësh të dorëzoj në ZRrE një plan mbi masat korrigjuese dhe procedurat e brendshme mbi menaxhimin e nominimeve dhe devijimeve.

Sa i përket masës vetëm vërejtje, në mbledhje është thënë se nuk është gjetur se ndërmarrja ka pasur qëllim manipulimi të tregut në këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz