Zogaj: Kuvendi nuk është konstituuar, Kushtetuesja do ta dëshmojë

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar se Kosova është në një ngërç të ri politik, ngase sipas tij LVV përmes kryetarëve të Kuvendit të zgjedhur e të votuar e konsiderojnë që është konstituua Kuvendi.
I ftuar në emisionin “Mesditë” në tëvë1, Zogaj thotë se ky është një interpretim i gabuar për arsye se pa u zgjedhur e tërë kryesia e Kuvendit, nuk mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi.
Më tej, ai shtoi se aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese do të kërkoj nga deputetët që të kthehen prapë te pika e votimit të nënkryetarëve dhe të votohen në pako.Jemi pra në një pozicion dhe në një ngërç të ri politik, për arsye se partia fituese e zgjedhjeve përmes kryetarëve të Kuvendit tashmë të zgjedhur e të votuar konsiderojnë që është konstituua Kuvendi i Kosovës, por ky është një gabim dhe një interpretim i gabuar për arsye se pa u zgjedh krejt kryesia e Kuvendit nuk mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi. Ne jemi të bindur si LDK se aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese do të kërkoj nga deputetët e Kuvendit që të kthehemi prapë te pika e votimit të nënkryetarëve dhe nënkryetarët të votohen në pako, ashtu siç kanë qenë praktikat e mëparshme normalisht në një kompromis”, ka deklaruar Zogaj.Ndërkohë, sipas deputetit, ky vit është një vit i humbur për Kosovën dhe për ekonominë, duke akuzuar LVV-në për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

Lexo edheEdhe nga një muaj paraburgim ndaj Nexhmi Krasniqit dhe tre tjerëve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi
“Ky vit është vit i humbur për Kosovën, për ekonominë është vit i humbur për shoqërinë në përgjithësi dhe kjo është një fatkeqësi e madhe, kjo fatkeqësi këtë vit i ka ardhur vendit tonë nga një adresë e ajo është LVV. Fituesi i zgjedhjeve e ka përgjegjësinë për të krijuar institucionet”, tha ai ndër të tjera














