BallinaLajmeZKM njofton për darkën Kurti-Sorensen- asnjë fjalë për dialogun, në takim edhe...

ZKM njofton për darkën Kurti-Sorensen- asnjë fjalë për dialogun, në takim edhe ish -kryenegociatori Bislimi

Të ngjajshme

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Kosova

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës...

Barcelona vendos objektivat e merkatos, disa emra për të përforcuar skuadrën

Barcelona vazhdon të hulumtojë tregun e transferimeve, për të...

Keisi s’i ndahet palestrës, publikon imazhe nga stërvitja

Keisi Medini e ka marrë seriozisht transformimin fizik. Bukuroshja shqiptare...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati një darkë pune me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrtit, në takim është diskutuar për procesin e integrimit europian, me theks të veçantë në linjëzimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së, si përcaktim strategjik, si dhe për angazhimin e institucioneve në përmbushjen e reformave. Në njoftim s’u përmend dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa në takim u pa se ishte edhe ish-kryenegociatori Besnik Bislimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, mbrëmë priti në darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen. Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Qeveria tha se Kurti dhe Sorensen “biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz