Zjarri në Shtime lë 10 persona të asfiksuar dhe shkakton dëme të mëdha materiale
dp

Lexo edheNipi e kujton Bahri Fazliun: Heronjtë vetëm ditëlindje kanë, ra për të mos vdekur kurrë

Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, dhjetë persona janë asfiksuar si pasojë e tymit dhe janë dërguar për tretman mjekësor, prej të cilëve tre kanë vazhduar trajtimin në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Gjendja e tyre raportohet të jetë stabile, transmeton lajmi.net
Përveç rrezikut për jetën e qytetarëve, zjarri ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Dy automjete dhe disa mjete pune janë përfshirë nga flakët, të gjitha pronë e dy qytetarëve kosovarë.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit./lajmi.net/

Lexo edheNipi e kujton Bahri Fazliun: Heronjtë vetëm ditëlindje kanë, ra për të mos vdekur kurrë