BallinaLajmeLajmet e FunditZjarret në Shqipëri, sa vatra u raportuan në 24 orët e fundit

Zjarret në Shqipëri, sa vatra u raportuan në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet raportuan 16 vatra zjarri të shpërndara në disa zona të Shqipërisë, nga të cilat 4 janë ende aktive dhe po përballet me një situatë të vështirë.

Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, në jug të vendit po digjet një zjarr në Dukat të Vlorës, ndërsa një tjetër ka përfshirë edhe Poliçanin. Po ashtu, në veri janë aktive dy vatra zjarri: një në Liqenin e Luleve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe një tjetër në zonën e Bulqizës.

Për pasojë, rreth 24 hektarë bimësi janë shkrumbuar nga flakët. Për të luftuar përhapjen e zjarreve, janë angazhuar 31 automjete zjarrfikëse dhe 268 forca të emergjencave, që po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll.

Në disa qarqe të vendit, niveli i rrezikut për zjarre mbetet i lartë, duke prekur 10 qarqe, përfshirë edhe këtë të mërkurë. Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal dhe ndihmën e qytetarëve në parandalimin e këtyre fatkeqësive natyrore.

- Advertisement -