Zjarr në një konvikt në Turqi, humbin jetën 12 persona
03

Lexo edheVendoset pajisja që parandalon rrezatimin nga Çernobili

Njoftohet se është përfshirë nga zjarri një konvikt vajzash në rajonin Aladağ në qytetin Adana të Turqisë, raporton AA.
Sipas informacioneve të marra mësohet se konvikti i vajzave ku qëndronin nxënëse të shkollës nëntëvjeçare është përfshirë nga zjarri për shkaqe ende të papërcaktuara.
Prefekti i qytetit Adana, Mahmut Demirtaş, në një deklaratë për AA, në lidhje me zjarrin në konviktin e vajzave tha se “Aktualisht kemi gjetur 12 trupa të pajetë, si dhe 22 të tjerë të plagosur janë dërguar nëpër spitale.”

Lexo edheVendoset pajisja që parandalon rrezatimin nga Çernobili
Në vendngjarje janë mobilizuar njësi të shumta të zjarrfikëseve, ekipe të kërkim-shpërthimit dhe ato shëndetësore.