back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditZjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit,...

Zjarr në malin e Skërficës/ Rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Të ngjajshme

Ruben Amorim zbulon arsyen pse e përjashtoi Garnachon nga ekipi i Man United

Alejandro Garnacho është përjashtuar nga planet e ekipit të...

Shawn Mendes lë gjurmë në Prishtinë me një performancë të jashtëzakonshme dhe magjike

Prishtina mbrëmë përjetoi një natë magjike, teksa Shawn Mendes...

Man United – Lopez, eksperti i transferimeve zbulon çka po ndodh!

Pavarësisht raportimeve të fundit që lidhnin Fermin Lopez me...

Një vatër zjarri është raportuar sot në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, me rrezik përhapjeje drejt Bashkisë Gjirokastër. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë kolegët e MZSH Delvinë, të cilët kanë nisur një grup zjarrfikësish për të ndërhyrë në terren. 

Sipas të dhënave më të fundit, zjarri vijon të jetë aktiv dhe në varësi të drejtimit të erës, mund të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Pikësit. Për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, MZSH Gjirokastër nuk ka mundur të ndërhyjë sot me mjete tokësore. Nesër, një grup prej 10 efektivësh zjarrfikës do të dërgohet në zonë për të vijuar përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërsa do të kërkohet edhe mbështetje nga forcat ushtarake për ndërhyrje tokësore.

Duke marrë parasysh vështirësinë e terrenit dhe rrezikun e lartë për përhapjen e zjarrit në sipërfaqet pyjore të mbrojtura, autoritetet e konsiderojnë të domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri, për të shmangur dëmtime të parikuperueshme në zonën e mbrojtur.

- Advertisement -

Të Fundit